Nadal e barazon në 2:2 dhe e dërgon finalen në setin e pestë

  • A.P /
  • 30 January 2022 - 14:40
Nadal e barazon në 2:2 dhe e dërgon finalen në setin e pestë

Rafael Nadal ka arritur që t’i fitojë dy seta për ta barazuar 2:2 me Medvedevin në finalen e Australian Open.

Daniil Medvedev fitoi dy setat e parë (6:2 dhe 7:6) duke menduar se dueli do të përfundonte shumë më herët

Më vonë, ndodhi rikthimi i madh. Rafael Nadal fitoi setin e tretë dhe të katërt me rezultat të njëjtë 6:4.

Kështu, ndeshja shkon në setin final, të pestin. Nëse fiton Nadal, do të ishte GrandSlami i 21-të, më së shumti në histori.

(Kosova Sot Online)