Nadal e rrëmben Grand Slamin e 21-të

  • A.P /
  • 30 January 2022 - 15:30
Nadal e rrëmben Grand Slamin e 21-të

Rafael Nadal ka shkruar historinë. Tenisti spanjoll e ka fituar Australian Open në finale ndaj rusit Daniil Medvedev.

Kështu, Nadal shkruan historinë duke fituar 21 Grand Slam, më shumë se çdokush tjetër.

Por, fitorja sot ishte e një niveli tjetër. Rafael Nadal nga disavantazhi prej 2:0, arriti të fitonte 3:2 në fund.

Daniil Medvedev fitoi setin e parë bindshëm 6:2, para se të fitonte të tretin në tie-break 7:6.

Më pas, skena ishte për tenistin numër 2 në botë. Spanjolli arriti që dy setat në vijim t’i fitonte me rezultat 6:4, duke e dërguar ndeshjen në setin e pestë.

Në të fundit, Nadal triumfoi 7:5 duke arritur historinë në sportin e tenisit.

(Kosova Sot Online)