Arsenali e lejon Aubameyangun t’i bashkohet Barcelonës

  • A.P /
  • 30 January 2022 - 17:59
Arsenali e lejon Aubameyangun t’i bashkohet Barcelonës

Arsenali është i gatshëm ta lejojë Pierre-Emerick Aubameyangun t’i bashkohet Barcelonës në një marrëveshje huazimi, por kalimi i tij në Camp Nou varet nga largimi i Ousmane Dembeles.

Sulmuesi 32-vjeçar është përjashtuar nga Arsenali që prej se i shkeli rregullat disiplinore të klubit në dhjetor.

Ai nuk ka luajtur për topçinjtë që prej asaj dite, prandaj është përfolur shumë për largimin e tij nga Emirates.

Për të pati interesim nga Arabia Saudite, pasi klubet në Lindjen e Mesme shprehën gatishmëri për ta paguar huazimin e tij dhe pagën e tij.

(Kosova Sot Online)