Frank Lampard emërohet trajner i Evertonit

  • A.P /
  • 31 January 2022 - 14:53
Frank Lampard emërohet trajner i Evertonit

Evertoni ka njoftuar se e ka emëruar Frank Lampardin në postin e trajnerit në një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë të hënën.

Lampardi do ta marrë drejtimin e ekipit për herë të parë të shtunën në takimin me Brentfordin në FA Cup, pasi u zgjodh nga bordi për ta zëvendësuar të shkarkuarin Rafael Benitez.

Ish-trajneri i Chelseat nënshkroi marrëveshje me kohëzgjatje deri në qershor 2024.

Duke folur pasi u emërua, Lampardi tha se mezi pret të fillojë punën dhe se ua ka bërë me dije lojtarëve se pret prej tyre të luftojnë tërë kohën.

“Është nder i madh për mua ta përfaqësoj dhe ta drejtoj një klub të madh dhe tradicional si Evertoni”, tha Lampard.

“Jam i etur për të filluar”, shtoi ai.


(Kosova Sot Online)