Julian Alvarez i bashkohet Manchester Cityt

  • A.P /
  • 31 January 2022 - 15:27
Julian Alvarez i bashkohet Manchester Cityt

Manchester City njofton se ka nënshkruar me yllin e River Plate, Julian Alvarez.

Alvarez, 22 vjeç, nënshkroi të hënën marrëveshje pesëvjeçare e gjysmë me kampionin e Premierligës.

Por përfaqësuesi i Argjentinës do të qëndrojë në River Plate deri në përfundim të këtij sezoni dhe do t’i bashkohet skuadrës së Pep Guardiolës në verë.

Alvarez shihet si njëri prej sulmuesve më të talentuar me të ardhme të ndritur dhe shumë klube evropiane ishin në garë për të.

Ai debutoi për River Plate në tetor të vitit 2018 duke u bërë njëri prej sulmuesve të rinj më të mirë në Argjentinë.

22-vjeçari i shënoi 36 gola dhe i dha 25 asiste në 96 paraqitje për klubin argjentinas dhe e fitoi titullin në kampionatin e Argjentinës me River Plate sezonin e kaluar.

Ai i ka bërë pesë paraqitje për Kombëtaren e Argjentinës dhe do të qëndrojë i huazuar në River deri në qershor 2022. 


(Kosova Sot Online)