Arsenali i befasuar nga mbërritja e Aubameyangut në Barcelonë

  • A.P /
  • 31 January 2022 - 16:33
Arsenali i befasuar nga mbërritja e Aubameyangut në Barcelonë

Arsenali është i befasuar që Pierre-Emerick Aubameyang ka mbërritur në Barcelonë përpara se të arrihet një marrëveshje, raporton Sky Sports.

Pjesa financiare e marrëveshjes ende nuk është zgjidhur.

Bisedimet vazhdojnë mes të dy klubeve se sa përqind të pagës do ta paguajë Barcelona.

Aubameyang tashmë ka rënë dakord të bëjë sakrifica financiare për të lehtësuar lëvizjen. Arsenali ishte i interesuar ta largonte sulmuesin gabonez.

Siç u tha nga klubi, Aubameyang kishte mungesë disipline, andaj iu hoq edhe shiriti i kapitenit dhe nuk u ftua në disa ndeshje të “Topçinjve”.

(Kosova Sot Online)