Vedat Muriqi me mesazh prekës për tifozët e Lazios, pas kalimit te Mallorca

  • A.P /
  • 31 January 2022 - 20:04
Vedat Muriqi me mesazh prekës për tifozët e Lazios, pas kalimit te Mallorca

Vedat Muriqi edhe zyrtarisht është huazuar te skuadra e La Ligas, Mallorca.

Kjo u bë e ditur fillimisht nga klubi spanjoll, i cili e zyrtarizoi Muriqin me një formë unike

Por, nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe mesazhi i sulmuesit kosovar, i cili falënderoi tifozët e Lazios.

“Dua të falënderoj fansat e vërtetë të Lazios për besimin, përkrahjen dhe respektin që ma dhanë. Fatkeqësisht nuk arrita t’ua tregoj Vedatin e vërtetë mjaftueshëm brenda fushës. Faleminderit shumë që e bëtë Romën shtëpinë time për mua dhe familjen dhe që dhuruat dashuri për ne. Zemra dhe përkrahja ime do të jetë me ju për pjesën e mbetur të ligës. Me dashuri”, shkroi Muriqi në profilin e tij në Twitter.

(Kosova Sot Online)