Benzema merr një tjetër çmim

  • A.P /
  • 02 February 2022 - 19:44
Benzema merr një tjetër çmim

Sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema, ka marrë një tjetër çmim të martën.

Ai është vlerësuar si më i miri nga Shoqata e Shtypit Sportiv në Madrid.

Pas marrjes së trofeut, sulmuesi francez ka folur për kanalin televiziv të klubit “Realmadrid TV”.

“Jam shumë i kënaqur për këtë trofe. Viti 2021 ka qenë më i miri për mua, sepse kam shënuar shumë gola, kam dhënë shumë pasime për gol duke e ndihmuar skuadrën të fitojë.

Objektivi te Reali është i qartë, të fitojmë gjithnjë trofe. Në këtë sezon kemi fituar Superkupën dhe jemi në garë në të gjithë frontet”, ka thënë ai.

Ndërkaq, mediat spanjolle bëjnë me dije se sulmuesi vijon të mbetet në mëdyshje për takimin e Kupës së Mbretit nesër në mbrëmje përballë Bilbaos. 

(Kosova Sot Online)