Liverpooli ia mësyn yllit të Barcelonës

  • S.A /
  • 07 February 2022 - 10:41
Liverpooli ia mësyn yllit të Barcelonës

Liverpooli është duke e përgatitur një ofertë për mesfushorin e talentuar të Barcelonës, Gavi. Skuadra e Jurgen Kloppit shpreson ta shfrytëzojë krizën financiare të gjigantit katalonas për t’ia rrëmbyer njërin prej futbollistëve më premtues spanjoll. Sipas mediave angleze, të kuqtë janë duke e përgatitur një ofertë për mesfushorin Gavi gjatë afatit kalimtar të verës.

Barça është duke bërë përpjekje ta bindë Gavin të nënshkruajë marrëveshje të re me klubin, pasi ajo e tanishmja i mbaron më 2023, por nuk ia ka dalë deri tani për shkak të kërkesave të tij të larta për pagë. Liverpooli është i gatshëm të shfrytëzojë mos pajtimin mes tyre dhe ta joshë 17-vjeçarin drejt Anfield.

(Kosova Sot Online )