A po lulzon krimi i organizuar në vilat e Liqenit të Batllavës?

  • G.G /
  • 20 November 2021 - 11:17
A po lulzon krimi i organizuar në vilat e Liqenit të Batllavës?

Zbulimi dhe kapja e 29 vjeçarit të shumë kërkuar si person i rrezikshëm nga policia e Kosovës, Leotrim Latifit në një villë në fshatin Orllan të Podujevës, ka ngjallur shqetësim të madh të banorët e Orllanit.

Kështu ka deklaruar Zymer Rrahmani, përmes një shkrimi në Facebook.

"Ky rast e nxjerr ne siperfaqe nje teme deri tash te pa trajtuar. Kush ne fakt qendron dhe fshihet prapa atyre ndertimeve te cilat veq se jan ne kundershtim me ligjin per mbrojtje te natyres, ne kundershtim me vendimin e Qeveris per mbrojtjen e zonave ujore, sikur eshte liqeni i Batllaves, ato po shfrytezohen edhe per prostitucion, per strehimin e trafikanteve te droges e te armeve, te grupeve mafioze qe operojne gjithandej neper kosove dhe gjejne strehim neper ato villa ku pronaret e tyre per te mbushur gjepat me lek nuk perfillin kurrfar rregullash te identifikimit, hetimit dhe raportimit te klienteve, edhe nese ata diktohen dhe hetohen se jane te dyshimte" shkruan ai.

Shkrimi i plotë:

A PO LULZON KRIMI I ORGANZIUAR I RRJETEVE MAFIOZE DHE BANDAT E TRAFIKIMIT ME NARKOTIK, ARME E PROSTITUCION NE VILLAT TE LIQENI I BATLLAVES

Zbulimi dhe kapja e 29 vjeçarit te shume kerkuar si person i rrezikshem nga policia e Kosoves, Leotrim Latifit ne nje vill ne fshatin Orllan te Podujeves, njeri ky i konsideruar prej vitesh si një prej personave më të rrezikshëm në Kosovë, i njohur për përfshirje në një mori grabitjesh të armatosura në Kosovë, i arrestuar te enjten si i dyshuari kryesor për grabitjen e armatosur në një argjendari në Prizren ku mbetën të plagosur babë e bir, pronarë të këtij biznesi. ka ngjallur shetesim te madh te banoret e Orllanit duke ngritut dyshimet dhe dilemat se qka ne fakt po fshihet ne zonen turistike te fshatit, neper ato villa qe jane jasht kontrollit te autoriteteve te shtetit, qofte si biznise qe duhet te paguajne taksa por edhe si vende qe prodhojne pasiguri dhe perdoren strehe grupeve te tilla kriminale. Ky rast e nxjerr ne siperfaqe nje teme deri tash te pa trajtuar. Kush ne fakt qendron dhe fshihet prapa atyre ndertimeve te cilat veq se jan ne kundershtim me ligjin per mbrojtje te natyres, ne kundershtim me vendimin e Qeveris per mbrojtjen e zonave ujore, sikur eshte liqeni i Batllaves, ato po shfrytezohen edhe per prostitucion, per strehimin e trafikanteve te droges e te armeve, te grupeve mafioze qe operojne gjithandej neper kosove dhe gjejne strehim neper ato villa ku pronaret e tyre per te mbushur gjepat me lek nuk perfillin kurrfar rregullash te identifikimit, hetimit dhe raportimit te klienteve, edhe nese ata diktohen dhe hetohen se jane te dyshimte. Per me keq e peer te qen qytetaret akoma me te frikesuar e te shqetesuar, keto ambiente te pista nuk jane objekt i hetimit te veprimtaris se tyre as nga ana e policise e cila fatmiresisht eshte e stacionuar ne orllan, por nuk ka autorizim qe te merret me kontrollin dhe mbikeqyrjen e qarkullimit te klienteles neper ato villa. Eshte koha e fundit qe pas ketij rasti te zbulimit dhe kapjes se te shumekerkuarit Leotrim Latifi, nje person i dyshuar perdhjetera vepra te renda penale te plaqkitjes, te detyrohen se paku pronaret e ketyre BUJTINAVE qete mbajne shenime per secilin kliente qe i viziton dhe merr ato ne shfrytezim, duke qene ne lidhje raportimi me policine e Kosoves kurse policija te njetat informata te ja percjell edhe AKI-s sepse behet fjale peer nje zon te larget ne periferi te vendit, zone kufitare qe munde te sherben si trampoline ekrimit te organizuar nderkufitar me serbine, e permes serbise edhe me tej ne kanale rajonale te rrjeteve mafioze. Nuk munde te perjashtoheet fare rreziku qe ne kete pjese te territorit te shtetit tone te gjejne strehe edhe grupe te ndryshme radikale e ekstremiste fundamentaliste, qoftee te organizatave ekstremiste terroriste nga Serbija me agjentet rus, qofte edhe ato te grupeve fundametaliste te rrymave te ndryshme qe fshihen pas besimit Islam. Kembanat e alarmit po bijen per rrezkun serioz ne fushen e sigurise qe munde te na vjen potencialisht nga mos kontrolli i menagjimit te ketyre KEPURDHAVE te helmta te cilat po bijne si ne priudhen pas reshjeve te shiut, e qe helmi i tyre nese e zgjeron kontaminimin do ta kemi shume te veshtire dekontaminimin, mjekimin dhe pastrimin. Shteti nuk duhet dhe nuk guxon te silet sikur nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodhe asgje.

(Kosova Sot Online)