
Daku huazohet te klubi slloven Mura

Mirlind Daku i është bashkuar Muras, klubit nga liga elitare e Sllovenisë, në një marrëveshje huazimi gjashtëmujor nga Osijeku.
Mura njoftoi se e ka huazuar sulmuesin e Kosovës Dakun deri në përfundim të këtij sezoni, nga klubi i ligës elitare kroate Osijek.
“Mura është forcuar me sulmuesin nga Kosova, Mirlind Daku, i cili vjen nga klubi i ligës së pare kroate Osijek”, thuhet në një njoftim të klubit nga PrvaLiga.
(Kosova Sot Online)