Pioli: Ibrahimovic ndihet si një luan i mbyllur në kafaz

  • A.P /
  • 08 February 2022 - 16:58
Pioli: Ibrahimovic ndihet si një luan i mbyllur në kafaz

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka thënë se Zlatan Ibrahimovic ndihet si “një luan i mbyllur në kafaze”, edhe pse Olivier Giroud tregoi vlerat e tij në derbin e së shtunës kundër Interit

Kuqezinjtë përballën me Lazion në çerekfinalen e Kupës së Italisë në stadiumin Meazza nesër.

Ibrahimovic për moment është duke u përballur me një lëndim në thembrën e Akilit dhe do të mungojë edhe në ndeshjen e skuadrës së tij kundrejt asaj të Maurizio Sarrit. La Gazzetta dello Sport raportoi të hënën se rikuperimi i suedezit në kohë është ende i paqartë.

Olivier Giroud e zëvendësoi sulmuesin në derbin e Milanit dhe shënoi dy gola krucial që i dhanë “Djajve” fitoren 2-1 kundrejt rivalëve të qytetit të tyre.

“Zlatan është një luan që ndryshon, ai ka motiv dhe ambicie për ta ndihmuar skuadrën në fushë, kështu që ai shpreson të kthehet shpejt në aksion. Ai nuk do të jetë gati nesër. Ne do të shohim për ndeshjet e tjera”, tha Pioli për Sportmediaset. 

(Kosova Sot Online)