Barça e vendosur për transferimin e Kounde dhe Christensen

  • A.P /
  • 08 February 2022 - 17:33
Barça e vendosur për transferimin e Kounde dhe Christensen

Barcelona po vazhdon që të mendojë për rindërtimin e skuadrës së saj, pas një sërë problemesh që patën me financat dhe largimin e Lionel Messi në verë

Tërë kjo krizë në skuadrën katalunase erdhi për shkak të pandemisë dhe tani katalunasit kanë filluar ta përpilojnë listën për transferët që do t’i bëjnë në verë.

Derisa Dest pritet që të largohet nga Camp Nou, Sport raporton që Barcelona është duke kërkuar që në skuadër të sjell dy mbrojtës.

Siç shkruan Sport, Blaugrana e kanë bërë prioritet transferimin e yllit të Sevillës, Jules Jounde.

Pos tij, ata synojnë edhe Andreas Christensen, i cili është rebeluar dhe nuk ka nënshkruar kontratë të re me Chelsea.

Transferimi i mbrojtësit të Juventusit, Matthijs de Ligt po konsiderohet tepër i komplikuar, kështu që katalunasit do ta kenë këtë dyshe si prioritet gjatë verës. 

(Kosova Sot Online)