Ajax dëshiron një ribashkim me Dest

  • A.P /
  • 08 February 2022 - 18:14
Ajax dëshiron një ribashkim me Dest

Ylli i Kombëtares se Amerikës, Serginho Dest, duket se nuk është më në planet e Barcelonës

Ajax është duke shikuar një ribashkim të mundshëm me Serginho Dest gjatë kësaj vere.

Sipas Fichajes, Ajax është duke tentuar me të gjitha forcat që ta rikthejë në skuadër mbrojtësin e krahut që dy vite më parë ishte transferuar në Barcelonë.

Amerikani ka vuajtur për të gjetur formën e tij gjatë këtyre dy sezoneve.

Kështu që ai do të rikërkojë atë duke u rikthyer në Amsterdam, në Ajax, aty ku ai kishte shkëlqyer duke arritur edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nën urdhrat e Ten Haag.

(Kosova Sot Online)