Pse u gjobit Theo Hernandez pas derbit të Milanit

  • A.P /
  • 08 February 2022 - 18:32
Pse u gjobit Theo Hernandez pas derbit të Milanit

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, jo vetëm që u suspendua për një ndeshje pas kartonit të tij të kuq në Derby della Madonnina, por ai po ashtu u gjobit për shkak të sjelljeve të tij kundrejt tifozëve të Interit në fund të ndeshjes

Francezi ju dha urdhri që të largohet në fund të ndeshjes së tensionuar në mes të Milanit dhe Interit të shtunën. Atij ju dha karton i kuq i drejtpërdrejtë për faul në Denzel Dumfries dhe për një përleshje me disa lojtarë të Interit në rrugën për në zhveshtore.

Gjykata sportive i dha atij një ndeshje dënim kundër Theo Hernandez por po ashtu e dënoi me 5000 euro për shkak të “sjelljes së tij provokative ndaj tifozëve kundërshtarë”.

Theo mund të luajë kundër Lazios në Kupën e Italisë por do të mungojë në ndeshjen e Serie A kundër Sampdorias në San Siro të dielën.

Francezi shumë shpejt do të nënshkruajë kontratë të re me kuqezinjtë, ku do të qëndrojë në klub deri në qershorin e vitit 2026. 

(Kosova Sot Online)