Gjobitet Lautaro, suspendime edhe për Inzaghin dhe Bastonin pas derbit të Milanit

  • A.P /
  • 08 February 2022 - 18:47
Gjobitet Lautaro, suspendime edhe për Inzaghin dhe Bastonin pas derbit të Milanit

Alessandro Bastoni dhe Simone Inzaghi janë përjashtuar për shkak të një përleshje në fund të derbit të Milanit, derisa Lautaro Martinez është gjobitur

Gjykata Sportive e Serie A e ka suspenduar mbrojtësin e Interit për dy ndeshje, e cila gjë do të thotë se ai do të mungojë në ndeshjen kundër Napolit në stadiumin Maradona.

Bastoni u zëvendësua pas minutës 82 por ishte involvuar në një përleshje verbale me Theo Hernandez, i cili mori një karton të kuq në minutat e fundit të ndeshjes. Gjykata Sportive ka shpjeguar se pse Bastoni është suspenduar duke thënë se ai vazhdimisht e ka fyer me fjalë gjyqtarin anësor të ndeshjes.

Inzaghi po ashtu është suspenduar për një ndeshje për të njëjtat arsye, edhe pse trajneri e kishte fyer gjyqtarin brenda në zhveshtore. Takniku i zikaltërve është gjobitur po ashtu me 15 000 euro.

Lautaro Martinez, po ashtu ishte përfshirë në një përleshje dhe një video e tillë është bërë virale në rrjetet sociale ku shihet sulmuesi argjentinas duke pështyrë Theon derisa mbrojtësi i Milanit ishte rrugës së tij për në zhveshtore. Megjithatë, Lautaro nuk është suspenduar por për këto sjellje të tij është dënuar 10 000 euro. 

(Kosova Sot Online)