Tifozët serbë dhe ata çekë brohorasin së bashku për Kosovën

  • S.A /
  • 19 February 2022 - 09:45
Tifozët serbë dhe ata çekë brohorasin së bashku për Kosovën

Tifozët çekë u janë bashkuar atyre serbë duke brohoritur për Kosovën. Messi e kishte parashikuar situatën aktuale të Ronaldos. Në fakt, Sparta Praga u përball me Partizanin në Conference League dhe tifozët në tribuna e përzien politikën në sport. Tifozët serbë “Grobari” dhe ata çekë, u bënë bashkë duke brohoritur “Kosova, Serbia”, duke e ushqyer kështu ëndrrën e serbëve që po vazhdon të zgjasë. Siç shihet edhe në këtë video, për një moment për tifozët nuk kishte rëndësi loja, por mesazhi që e dhanë nga tribuna.

Sa për informatë, Partizani e fitoi këtë ndeshje të zhvilluar në Pragë me rezultat 1:0.Edhe në të kaluarën tifozët çekë i kanë përkrahur ata serbë në parullat, brohoritjet apo edhe këngët kushtuar Kosovës.

Paraprakisht, tifozët e Crvena Zvezdës, “Delije” këtë javë e shfaqën një baner në një ndeshje kampionale duke i akuzuar dhe duke i quajtur tradhtarë ata që e lejuan ekipin kombëtar të Kosovës në atletikë për të rinj që të marrë pjesë në garën e mbajtur në Beograd. Kjo njëherësh ishte hera e parë që sportistët kosovarë lejohen të marrin pjesë në garat ndërkombëtare të organizuara në Serbi.

https://cdn.brid.tv/live/partners/18111/snapshot/958179.png

(Kosova Sot Online )