Zhegrova reagon pas kartonit të kuq, shfaq pamje nga lëndimi që e pësoi

  • S.A /
  • 19 February 2022 - 09:39
Zhegrova reagon pas kartonit të kuq, shfaq pamje nga lëndimi që e pësoi

Nata e mbrëmshme ishte e zezë për Edon Zhegrovën.

Messi e kishte parashikuar situatën aktuale të Ronaldos, ky ishte komenti …

Miku juaj i ri më i mirë në luftën kundër yndyrës në bark

Futbollisti kosovar u ndëshkua me karton të kuq në minutat shtesë të ndeshjes ndërmjet Lillet dhe Metzit në kampionatin francez të futbollit.

Përfaqësuesi kosovar u inkuadrua në lojë në minutën e 81-të dhe pas dy minutash u ndëshkua me karton të verdhë.

Por, kjo nuk i mjaftoi futbollistit ofanziv, i cili për shkak të një ndërhyrjeje të rrezikshme ndaj kundërshtarit, u ndëshkua me të kuqin.

E pas ndeshjes, ish-futbollisti i Baselit e ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku e shfaq lëndimin që e pësoi në këtë ndeshje.

Futbollisti i Lillet e ka përcjellë fotografinë me një shkrim, ku i falënderon të gjithë ata që e mbështetën, ndërsa insiston se nuk e ka ndërmend të ndalet.

“Asgjë nuk mund të më ndalë, koka ime shikon lart, ne do të vazhdojmë përpara. Falënderoj tifozët e Lillet për mbështetjen e jashtëzakonshme”, ka shkruar futbollisti kosovar.

Zhegrova u transferua së fundmi në Lille dhe është i vendosur ta tregojë veten në Ligue 1.

(Kosova Sot Online )