Shaqiri pritet si hero nga tifozët e Chicagos

  • A.P /
  • 20 February 2022 - 15:39
Shaqiri pritet si hero nga tifozët e Chicagos

Xherdan Shaqiri është pritur si një hero i vërtetë nga tifozët amerikanë.

Futbollisti kosovar së fundmi iu bashkua ekipit Chicago Fire duke i dhënë fund eksperiencës së suksesshme evropiane.

Dhe, 29 vjeçari vendosi ta provojë një përvojë të re përtej Atlantikut.

Ai e zhvilloi së fundmi edhe stërvitjen e parë me ekipin amerikan.

Por, ajo që bie në sy është pritja heroike që ia bënë tifozët e klubit futbollistit nga Zhegra e Gjilanit.

Chicago Fire përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale e ka treguar efektin Shaqiri tek tifozët, të cilët presin shumë nga “Messi Alpin”.


(Kosova Sot Online)