Lexoni edhe:
Lojëra me fjalë dëmton interesat jetike të qytetarëve të Kosovës
Xavi mendon se kjo ndeshje ka kualitetin e një ndeshje të Ligës së Kampionëve.Xavi Hernandez beson që Barcelona mund ta eliminojë Napolin në ndeshjen e dytë të Europa Ligës, por po ashtu ka thënë se kjo ndeshje do të testojë nivelin e Barcelonës. Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 1-1 në Camp Nou javën e kaluar, me Barcelonën që humbi një mori shansesh për ta fituar këtë ndeshje. “Barcelona ishin shumë lart kur ne kishim një stil specifik të lojës por e kemi humbur paksa atë”, tha Xavi në konferencën për shtyp. “Ne jemi duke e rikuperuar lojën. Mund të konsiderohet një test apo provë nëse ne mund të fitojmë kundër një kundërshtari në Ligën e Kampionëve”,
Lojëra me fjalë dëmton interesat jetike të qytetarëve të KosovësLexoni edhe:
“Secila ndeshje është një finale edhe më shumë atëherë kur ne nuk i kryejmë detyrat e tona të shtëpisë. Ne duhet të luajmë në fushën e tyre, në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’. Ne kemi arsye të tregojmë se mund të garojmë. Është shqetësimi i joni edhe për ndeshjen e ardhshme. Ditë për ditë”.
“Ata janë një kundërshtarë me pedigre të Ligës së Kampinëve. Është një provë që Barcelona mund të garojë në Europë kundër klubeve të forta. Mendoj se ata do të bëjnë presion të lartë në ne, do të jetë e vështirë të luajmë në gjysmën e fushës së tyre për shkak se ata bëjnë lojë fizike”. Xavi ka pranuar se do të ishte një zhgënjim i madh nëse ata do të eliminoheshin kaq herët në këtë garë. “Do të ishte një zhgënjim i madh nëse eliminohemi”, tha ai. “Ne jemi optimist. Ne luajtëm mirë në ndeshjen e parë dhe tani ne duhet të luajmë këtu. Nëse ne jemi nivel i Barcelonës ashtu sikurse e kemi parë kohëve të fundit, kemi mundësi të mira. Parashikoj një ndeshje të vështirë”.
Pasi ishte thënë që Ousmane Dembele duhet të largohet nga Barcelona nëse ai nuk nënshkruan marrëveshje të re, francezi është kthyer titullar kundër Valencias dhe Xavi thotë se nuk e ka probleme mes tij dhe lojtarit. “Nuk e kam as më të voglin problem me Ousmane edhe pse kam lexuar gjithçka”, tha ai. “Ai është profesionist, ai di të kujdeset për veten. Nëse ai nuk do të ishte ne do ta zgjidhnim dikë tjetër. Le të shohim çfarë do të ndodh në fund të sezonit. Ai është një futbollist që me pëlqen”.
(Kosova Sot Online )