Lojëra me fjalë dëmton interesat jetike të qytetarëve të Kosovës

Lojëra me fjalë dëmton interesat jetike të qytetarëve të Kosovës
Lojëra me fjalë dëmton interesat jetike të qytetarëve të Kosovës

Xhevat Meha

  • 24 February 2022 - 07:52

Shkruan: ANALISTI - Xhevat Meha

Është fakt që dialogu i nisur shumë vite më pare nuk ka ofruar atë që është pritur kur ky dialog është nisur. Bile në disa segmente dialogu deri tani ka shërbyer si mekanizëm për të legjitimuar kërkesat e Serbisë ndaj Kosovës dhe jo për mbrojtjen e interesave të qytetareve. Kjo mund të shihet si patate e nxehtë e mbetur në duar të qeverise së tanishme. Mirëpo, pikërisht për këtë dhe arsye tjera që kanë të bëjnë me zbatueshmerine e ligjit në Kosovë, shumica e qytetarëve të Kosovës hoqën besimin nga qeveritarët e kaluar dhe i dhanë besimin kësaj që kemi tani.

Është detyrim i qeverise së tanishme që të arsyetoj besimin e marrë. Dhe ky besim arsyetohet edhe me përdorimin e dialogut për mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Kosovës karshi angazhimeve të shtetit të Serbisë. Qëndrimi i deritanishëm i qeverisë ndaj dialogut duket si qëndrim i fortë, por në fakt është qëndrim i duhur për faktin se po shemb mekanizmin e ndërtuar nga dialogu për legjitimimin e interesave të Serbisë. Kur Serbia të detyrohet që seriozisht të bisedoj me Kosovën, mundë të arrihet ndonjë marrëveshje.

Kushtetuta e bënë të qartë se bartës i dialogut është qeveria, e cila eventualisht do të sjell ndonjë marrëveshje me Kuvendin e Kosovës. Kur kjo të ndodhë, është detyrim i opozitës që marrëveshja që është në interes të Kosovës t'i jap përkrahjen. Dhe këtë e pres që do të ndodhë, jo për diçka tjetër, por për faktin se mbështetësit e pavarësisë së Kosovës do ta kërkojnë këtë. Deri atëherë do të kemi lojë fjalësh pozitë-opozitë për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga kërkesat e jetike të tyre që kanë të bëjnë me fuqizimin e zbatueshmërisë së ligjit. Kjo lojë me fjalë dëmton interesat jetike të qytetarëve të Kosovës dhe fuqizon zbatimin në Kosovë të programeve të kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".