Kastrati po bëhet baba, por e dashura e tij kroate nuk e ka ndërmend të martohet me të

  • S.A /
  • 28 February 2022 - 13:09
Kastrati po bëhet baba, por e dashura e tij kroate nuk e ka ndërmend të martohet me të

Lirim Kastrati shumë shpejt pritët të bëhet baba. Gosens tregon pse i refuzoi milionat e sheikëve për Interin. Futbollisti kosovar është në lidhje me modelen kroate Angela Simac, me të cilën janë në pritje të një bebeje.

Bukuroshja ka rrëfyer gjithçka për lidhjen e tyre, për shtatzëninë dhe për planet e së ardhmes në një intervistë dhënë mediumit kroat, “RTL Exclusiv”. Ajo ka befasuar me deklaratat e saj, rreth shtatzënisë dhe për faktin se nuk e ka ndërmend të martohet me përfaqësuesin kosovar. “Epo, duhet të jem e sinqertë, reagimi im i parë nuk ishte aq i gëzueshëm, u trondita sepse nga njëra anë nuk e kisha në plan ta bëja një fëmijë kaq shpejt, por me kalimin e kohës tani e shoh si gjë pozitive.”

“Ishte vërtet e vështirë për mua. Kisha shumë emocione të përziera që i kam ende sot. Shpresoj që të përfundojë kjo situatë sa më shpejt, por është ende e vështirë për mua. Më lehtë për Lirimin, por në rastin tim nuk është kështu.” “Ai do të donte të martoheshim, por sinqerisht më duhet ta them që nuk jam për martesë. Ne jetojmë së bashku qe një kohë të gjatë dhe mendoj se martesa nuk do të ndryshojë asgjë, por ndoshta një ditë… momentalisht nuk e planifikoj. Nuk është as dëshirë dhe as përparësi për mua. Kështu e shikoj jetën tonë – ne jemi si të martuar”, tha tutje. Simac po ashtu ka zbuluar se komunikon rrallë me familjen e Kastratit, e cila jeton në fshatin Hogosht të Kamenicës. E ajo me futbollistin jetojnë në Varshavë të Polonisë.

“Ai është disi më i lidhur me prindërit e mi sesa unë me prindërit e tij. Unë nuk e flas gjuhën shqipe dhe kësisoj është shumë më e vështirë për mua të komunikoj me ta”, përfundoi modelja kroate. 

(Kosova Sot Online )