Futbollisti ukrainas për Putinin: “Bastard i vogël, e gjithë bota të urren”

  • S.A /
  • 02 March 2022 - 10:58
Futbollisti ukrainas për Putinin: “Bastard i vogël, e gjithë bota të urren”

Mbrojtësi i Shakhtar Donetkut, Serhiy Kryvtsov e ka dënuar ashpër sulmin ushtarak rus ndaj Ukrainës, i cili nisi javën e kaluar. Futbollisti turk e refuzon fanellën “No War”: Në Lindjen e Mesme çdo ditë. Futbollisti ukrainas ka përdorur tone të rënda në drejtim të presidentit rus, Vladimir Putin dhe për aleatin e tij bjellorus, Alexander Lukashenko. “Është mjaft e vështirë ta shoh atë që po ndodh në vendin tonë, është mjaft e dhimbshme të zgjohesh jo për rrezet e diellit në sytë e tu, por për shkak të zërave të tmerrshëm dhe të frikshëm të bombave. Dhe, është mëkat që kjo është duke ndodhur në Shekullin 21” ka shkruar ai në “Instagram”.

“Por, në të njëjtën kohë: çfarë krenarie t’i shohësh aksionet e forcave tona, të bashkuara në një vend të tërë, kurajo e djelmoshave tanë dhe aksionet e pashoqe të komandantëve tanë. Nuk ka rëndësi ajo që mund të thotë dikush, ne mund të bëjmë gjithçka dhe fitorja do të jetë e jona. Çfarëdo plani që e ke në mendje, ti bastard i vogël, duhet ta dish se krejt bota të urren”, ka shtuar Kryvtsov.Futbollistët ukrainas që luajnë jashtë vendit i kanë dhënë mbështetje të fuqishme vendit të tyre në mënyra të ndryshme, ndërsa ata janë mbështetur edhe nga klubet e tyre.

(Kosova Sot Online )