Usyk: Boksi më përgatiti për skenarë të tmerrshëm, mbrojtja e atdheut është detyrë e imja

  • 02 March 2022 - 09:43
Usyk: Boksi më përgatiti për skenarë të tmerrshëm, mbrojtja e atdheut është detyrë e imja

Kampioni i botës në boksin profesionist, Olseksandr Usyk e ka lënë prapa krahëve pasionin dhe profesionin e tij. Ukrainasi është rikthyer në atdhe për t’ju bashkuar ushtrisë ukrainase për ta ruajtur vendin e tij pas sulmeve të ashpra të ushtrisë ruse. “Është detyrë e imja”, ka thënë 35 vjeçari në një intervistë për “Don Riddell”. Usyk thotë se boksi e ka përgatitur atë për skenarë të tmerrshëm si ky. 

Ai insiston se sporti është gjëja e fundit që po e mendon për momentin pasi është i vendosur, nëse është nevoja, ta japë edhe jetën për atdheun e tij.Fama e Usyk u rrit vitin e kaluar kur e rrahu kampionin e deriatëhershëm të botës, Anthony Joshua.Krahas tij, në luftë kundër rusëve po marrin pjesë edhe ish-kampionët e botës në boks, vëllezërit Klitschko. 

(Kosova Sot Online )