Miliarderi amerikan dhe sheikët arabë, në garë për ta blerë Chelsean

  • S.A /
  • 08 March 2022 - 14:54
Miliarderi amerikan dhe sheikët arabë, në garë për ta blerë Chelsean

Roman Abramovich po mundohet ta shesë sa më Miliarderi rus është duke kërkuar blerës serioz dhe ofertat tashmë kanë nisur t’i vijnë.

Robert Wood Johnson, pronar i New York Jets, është duke e përgatitur një ofertë për ta blerë klubin anglez, sshpejt klubin e tij Chelsea.Manjati amerikan e njeh mjaft mirë klubin dhe Premierligës, duke e pasur parasysh se ka banuar për një kohë të gjatë në Londër gjatë periudhës kur ishte ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mbretërinë e Bashkuar.

Mbetet të shihet nëse oferta e tij do të konsiderohet si e kënaqshme për Abramovichin.

Ky i fundit ka vendosur t’i shesë krejt pronat dhe gjithçka që ka në Britaninë e Madhe pasi u shpall “persona non-grata” në këtë vend, derisa ju ndalua hyrja dhe jetesa në ishull.

E pjesë e shitjeve të miliarderit me pasaportë izraelite është edhe klubi i Chelseat, të cilin e kishte blerë në vitin 2003, e me të cilin ka fituar gjithçka që mund të fitohet në futboll.

Abramovich thuhet se i kërkon afro 3 miliardë funte për shitjen e klubit nga “Stamford Bridge”.

Krahas miliarderit amerikan, thuhet se interesim për ta blerë Chelsean kanë shprehur edhe sheikët arabë. 

(Kosova Sot Online )