Barcelona ia mësyn Salahut

  • S.A /
  • 14 March 2022 - 13:59
Barcelona ia mësyn Salahut

Tashmë të gjithë e dinë se objektivi kryesor i gjigantit katalunas është Erling Haaland.

Mirëpo, mediumi spanjoll “As” raporton se “Blaugrana” e kanë në tavolinë alternativën e sulmuesit norvegjez të Borussia Dortmundit.

Në fakt, klubi spanjoll do të mundohet ta transferojë sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah.

Barça po e konsideronë mundësinë që t’ia ofrojë gjigantit britanik 65 milionë euro për futbollistin egjiptian, i cili do të hyjë në vitin e fundit të kontratës me “Reds”.

Për momentin, palët nuk e kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për vazhdimin e kontratës dhe këtë vakum mund ta shfrytëzojë Barça për ta sjell ish-futbollistin e Baselit, Chelseat, Fiorentinës e Romës në “Camp Nou”.

Salah është sot njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin evropian. 

(Kosova Sot Online )