Milani e ka në duar fatin e tyre – por përballet me tre ndeshje kyçe

  • S.A /
  • 14 March 2022 - 13:43
Milani e ka në duar fatin e tyre – por përballet me tre ndeshje kyçe

Gara për titull në Serie A është e hapur me Milanin që e ka në duar fatin e tyre dhe me tre ndeshje që ndoshta do të jenë vendimtare për Scudetton.

Barazimi 1-1 i Interit kundër Torinos dje do të thotë se kuqezinjtë tani janë katër pikë më shumë se rivalët e tyre të qytetit, të cilët nuk do t’i arrinin Rossonerët edhe duke mposhtur Bolognan në një ndeshje që u riplanifikua në janar. Nerazzurët janë aktualisht në vendin e tretë me një ndeshje më pak, me Napolin të dytin, vetëm tre pikë pas kuqezinjve. Djelmoshat e Stefano Piolit tashmë janë drejtuesit e fatit të tyre, me nëntë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit. Milani nuk e ka fituar titullin e Serie A që nga viti 2011, me Massimiliano Allegrin që ishte trajner i tyre.

 

Gara është ende e gjatë dhe gjithçka mund të ndodhë në nëntë ndeshjet e fundit. Milani do të vizitojë Cagliarin fundjavën e ardhshme dhe pas pushimit do të presë Bolognan dhe do të udhëtojë drejt Torinos.

Në letër, kanë mbetur edhe tre ndeshje vendimtare për kuqezinjtë. Ndeshja jashtë fushe kundër Lacios dhe ndeshjet në shtëpi me Fiorentinën dhe Atalantën. Takimet e tjera janë kundër skuadrave të pjesës së dytë të tabelës, gjë që nuk është garanci për sukses pasi Djajtë kanë fituar vetëm tre ndeshje nga shtatë të fundit kundër skuadrave që variojnë nga vendi 10 deri në 20.

Lista e ndeshjeve të Milanit në Serie A:

Cagliari (mysafir)

Bolonja (vendas)

Torino (mysafir)

Genova (vendas)

Lazio (mysafir)

Fiorentina (vendas)

Verona (mysafir)

Atalanta (vendas)

Sassuolo (mysafir) 

(Kosova Sot Online )