Arsenali, skuadra e tretë që arrin shifrën prej 2000 golave në PL

  • S.A /
  • 19 March 2022 - 16:45
Arsenali, skuadra e tretë që arrin shifrën prej 2000 golave në PL

Arsenali u rikthye sot te fitoret në Premier Ligë, pasi mposhti Aston Villan me rezultatin 0:1.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve të rëndësishme për “Topçinjtë” e shënoi Bukayo Saka. Përveç golit që ia dha fitoren Arsenalit, ky gol është edhe i veçantë për skuadrën londineze.

Me golin e shënuar sot, Arsenali është skuadra e tretë në histori të Premierligës që arrin shifrën e 2000 golave.

Para Arsenalit, këtë shifër e kishin arritur edhe Manchester United e Liverpooli.

Man United momentalisht numër 2176 gola në elitën e futbollit anglez, kurse Liverpooli 2002.

(Kosova Sot Online )