Statistika interesante pas El Clasicos së mbrëmshme

  • S.A /
  • 21 March 2022 - 10:39
Statistika interesante pas El Clasicos së mbrëmshme

Barcelona e fitoi mbrëmë El Clasicon pasi e deklasoi Real Madridin, të cilin e mundi 4:0 midis Santiago Bernabeut.E pas lojës, të gjithëve na interesojnë statistikat e ndeshjes më të madhe në botë për klube. Më poshtë mund t’i lexoni statistikat interesante pas El Clasicos.

– Nën drejtimin e Xavi Hernandez, Barcelona i pati 10 goditje në portë kundër Real Madridit, arritja e tretë më e mirë nga një trajner në debutimin e tij në El Clasico që nga sezoni 2003/04 (11 Ernesto Valverde në vitin 2017 dhe 13 Frank Rijkaard në vitin 2003;

– Xavi Hernandez është trajneri i tretë i Barcelonës që e fiton El Clasicon me 4+ gola në histori të La Ligas, pas Ferdinand Daučík në vitin 1951 (7-2 në Les Corts) dhe Helenio Herrera më 1959 (4-0 në Camp Nou);

– Pierre-Emerick Aubameyang është bëë lojtari i parë që u përfshi në tre gola në paraqitjen e tij të parë në El Clasico në të gjitha kompeticionet në shekullin 21 (dy gola dhe një asistim);

– Ousmane Dembele është lojtari i dytë i Barcelonës që i dhuron dy asistime në pjesën e parë të El Clasicos në Santiago Bernabeu në të gjitha kompeticionet në shekullin 21, pasi Xavi Hernandez e kishte bërë të njëjtën gjë në maj të vitit 2009;

– Pierre-Emerick Aubameyang ka shënuar në secilën nga pesë përballjet me Real Madridin (6 gola), duke e bërë atë lojtarin e parë në shekullin 21 që shënon gola në pesë ndeshje radhazi ndaj “Los Blancos” (në La Liga dhe në Champions League);

– Real Madridi i ka humbur dy nga katër ndeshjet që i ka zhvilluar pa Karim Benzeman nga Barcelona në të gjitha garat, që prej arritjes së sulmuesit francez në vitin 2009 (2 fitore, 1 barazim, 2 humbje);

– Real Madridi i kishte fituar pesë duelet e fundit me Barcelonën në të gjitha garat para se të ndalej mbrëmë kjo seri. Rekordi ishte shtatë fitore radhazi në periudhën prill 19962 deri në shkurt 1965;

– Para ndeshjes së mbrëmshme, Carlo Ancelotti i kishte fituar katër nga pesë ballafaqimet në El Clasico. Ai ndër të tjera i kishte humbur edhe dy përballjet e para me Barcelonën kur ishte emëruar trajner në eksperiencën e parë. 

(Kosova Sot Online )