Italianët u tërbuan që mbetën jashtë Botërorit, shkatërruan gjithçka që iu doli përpara pas lojës

  • A.P /
  • 27 March 2022 - 17:59
Italianët u tërbuan që mbetën jashtë Botërorit, shkatërruan gjithçka që iu doli përpara pas lojës

Zhgënjimi te italianët pas mbetjes jashtë Kampionatit Botëror padyshim se është i madh.

Futbollistët e Kombëtares së Italisë një pjesë të zhgënjimit dhe nervozes së tyre e lanë në zhveshtore, pas humbjes 0:1 nga Maqedonia e Veriut në gjysmëfinale të play-offit.

Një video është publikuar së fundmi, ku shihet një rrëmujë e madhe te zhveshtorja ku ishin “Azzurrët”.

Ndryshe, për Kombëtaren e Italisë është hera e dytë radhazi që nuk arriti ta sigurojë pjesëmarrjen në Botëror.

Botërori i këtij viti do të mbahet në Katar. 


(Kosova Sot Online)