“Dita e madhe e duelit vëllazëror, ditë historike për Kombëtaren”

  • S.A /
  • 29 March 2022 - 12:49
“Dita e madhe e duelit vëllazëror, ditë historike për Kombëtaren”

Mediat zvicerane po i kushtojnë theks të veçantë ndeshjes së sotme miqësore ndërmjet Zvicrës me Kosovën. Mediumi i njohur zviceran “Blick” po e përcjell minutë pas minute këtë ngjarje, e cila shkon përtej sportit. “Dita e madhe e duelit vëllazëror” është titulli i shkrimit të mediumit zviceran para duelit të sotëm, i cili do të luhet në Zurich duke filluar nga ora 18:00.

“Ditë historike për ekipin kombëtar. Për herë të parë, Zvicra do të luajë kundër Kombëtares së Kosovës. Në orën 18:00 do të zhvillohet një duel vëllazëror në Letzigrund. Një gjë emocionuese: sepse disa futbollistë të të dyja ekipeve janë të afërt dhe të lidhur me të dyja kombet. Ne do të kujdesemi që t’i përcjellim të gjitha detajet, gjatë tërë ditës”, ka shkruar tutje “Blick”. 

(Kosova Sot Online )