E pret gjuajtjen e lirë, por duke festuar futet më pas bashkë me topin në portë

  • S.A /
  • 01 April 2022 - 09:02
E pret gjuajtjen e lirë, por duke festuar futet më pas bashkë me topin në portë

T’i shohësh fëmijët duke luajtur futboll është një kënaqësi në vete. 

Mënyra se si e shohin ata futbollin dhe se si luajnë është impresionuese.

Por, tek grupmoshat e reja nuk mungojnë asnjëherë edhe rastet e çuditshme dhe aspak të zakonta.

E një i tillë ka ndodhur edhe në këtë ndeshje.

Portieri në fakt e priti një gjuajtje të lirë të kundërshtarit.

Por, festimi i tij ishte epik.

Ai, në mburrje e sipër që e priti topin, shkoi për të festuar me dikë që gjendej në tribuna prapa portës, por ai vetë u fut në portë me top.

Portieri i pafat me këtë rast bëri autogol dhe kjo video tragji-komedike është bërë virale në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online )