Gauthier Mankenda zgjidhet lojtari i javës në Superligë

  • S.A /
  • 12 April 2022 - 12:43
Gauthier Mankenda zgjidhet lojtari i javës në Superligë

Gauthier Mankenda zgjidhet lojtari i javës në Superligë.Gauther Mankenda është zgjedhur futbollisti më i mirë i javës në Superligën e futbollit kosovar. Futbollisti i Prishtinës bëri paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren e rëndësishme të ekipit të tij ndaj Malishevës me rezultat 3:2.

Futbollisti ofanziv e realizoi një gol dhe ishte i rrezikshëm shpeshherë për kundërshtarët, prandaj edhe e mori me meritë çmimin “Ylli i Javës”, i cili ndahet nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe nga sponsori i Superligës, banka BKT..Për Mankendan kjo ishte hera e parë që e fiton këtë çmim këtë sezon. Prishtina është e pesta në tabelë dhe pas fitores ndaj Malishevës frymon më lirshëm. Sidoqoftë, ky është një sezon për t’u harruar për kampionin aktual të Kosovës. 

(Kosova Sot Online)