Transferimi i Rudigerit te Juventusi drejt dështimit

  • A.P /
  • 12 April 2022 - 16:58
Transferimi i Rudigerit te Juventusi drejt dështimit

Transferimi i Antonio Rudigerit te Juventusi duket se po shkon drejt dështimit.

Kohë më parë u raportua se lojtari ka arritur marrëveshje personale me skuadrën nga Torino për t’iu bashkuar gjatë afatit kalimtar të verës

Megjithatë, sipas “Daily Express”, kjo marrëveshje po shkon drejt prishjes shkaku i pagës së lartë së kërkuar nga Rudiger.

Kujtojmë se reprezentuesi gjerman në verë do të mbetet lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Chelsean skadon më 30 qershor.

Real Madridi, Paris Saint-Germaini e Manchester United thuhet se janë klubet tjera që kanë shprehur interesim për 29-vjeçarin. 

(Kosova Sot Online)