Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e kthimit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

  • A.P /
  • 12 April 2022 - 17:42
Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e kthimit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të fazës gjysmëfinale në Kupën e Kosovës në futboll.

Vëmendja kryesore padyshim se do të jetë në “Zahir Pajaziti”, atje ku Llapi e pret Prishtinën,

Ndeshja e parë gjysmëfinale ishte fituar nga kryeqytetasit me rezultatin 2:1, por ende gjithçka është e hapur për t’u përcaktuar pasnesër.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet mes Ramiz Sadikut dhe Dritës, me gjilanasit që janë me një këmbë në finale.

Drita e fitoi ndeshjen e parë si vendase me rezultatin 3:0.

Të dy ndeshjet gjysmëfinale të mërkurën do të zhvillohen nga ora 14:00.

Tashmë janë caktuar edhe gjyqtarët për këto dy ndeshje. Shpëtim Murtezi do të jetë gjyqtari kryesor te ndeshja Llapi – Prishtina, kurse Lirim Jashari te Ramiz Sadiku – Drita.

(Kosova Sot Online)