Kuqezinjtë dhe prishtinasit e duan Superligën

  • S.A /
  • 15 April 2022 - 11:57
Kuqezinjtë dhe prishtinasit e duan Superligën

Kuqezinjtë dhe prishtinasit e duan Superligën

Sot (e premte) zhvillohet ndeshja e parë finale e “Play-off”-it të Ligës së Parë ndërmjet Vëllaznimit dhe Prishtinës së Re.

Kjo sfidë zhvillohet nga ora 20:30. Skuadra që arrin dy fitore shpallet kampione e Ligës së Parë dhe do të hyjë direkt në Superligë, ndërsa finalisti do të luajë në “Play-out” me vendin e shtatë të Superligës për një vend në elitë, edicionin e ardhshëm.

Kuqezinjtë javë favoritë, pasi në garat e rregullta kishin 18 fitore në po aq ndeshje, duke mos pësuar asnjë humbje, ndërsa në gjysmëfinale eliminuan Vushtrrinë.

Ndërkohë, prishtinasit në garat e rregullta kishin 14 fitore e gjashtë humbje.Në dy takimet e këtij edicioni mes tyre, fituan kuqezinjtë.

(Kosova Sot Online )