Barcelona ishte mysafir në shtëpinë e saj, tifozët e Frankfurtit “pushtuan” stadiumin

  • S.A /
  • 15 April 2022 - 08:28
Barcelona ishte mysafir në shtëpinë e saj, tifozët e Frankfurtit “pushtuan” stadiumin

Barcelona është zyrtarisht jashtë UEFA Europa League 2021/22. Favoritët për të fituar kompeticionin u mundën 3-2 (4-3 në total) nga Eintracht Frankfurt të enjten në mbrëmje në atë që ishte një përballje epike në Camp Nou. Një dygolësh nga Filip Kostic dhe një goditje mahnitëse nga Rafael Santos Borre siguruan një nga fitoret më të famshme në historinë e skuadrës gjermane. Barcelona shënoi dy gola në kohën shtesë me Sergio Busquets dhe Memphis Depay , por ishin thjesht për statistika.

Frankfurt tani do të luajë me West Ham United në gjysmëfinale të Ligës së Evropës pas fitores 3-0 të anglezëve në ndeshjen kundër Lyonit. Ajo çfarë befason edhe më shumë gjatë atij takimi është fakti se rreth 30,000 mbështetës të skuadrës gjermane ishin në Barcelonë për ndeshjen dhe duket se shumica e tyre ia dolën të hynin edhe në stadium. Video të ndryshme të marra pas fundit të ndeshjes tregojnë numrin absurd të tifozëve të Frankfurtit me bluza të bardha që ishin në tribuna për të uruar ekipin e tyre për një fitore të paharrueshme.

(Kosova Sot Online )