Edhe Juventusi e ngushëllon Ronaldon

  • S.A /
  • 19 April 2022 - 12:35
Edhe Juventusi e ngushëllon Ronaldon

Juventusi është ish-klubi i radhës që e ka ngushëlluar Cristiano Ronaldon për humbjen e foshnjës së tij.

Ylli portugez së bashku me partneren e tij, Georgina Rodriguez mbrëmë e dhanë lajmin e trishtë për vdekjen e djalit të tyre bebe të porsalindur.

Më pas, futbollistët, sportistët, trajnerët, klubet, Federatat sportive dhe personalitete të ndryshme e ngushëlluan futbollistin portugez. E sot, njëjtë veproi edhe ish-klubi i tij, Juventus. “Mendja e jonë dhe lutjet tona janë me ty, me Georginan dhe me tërë familjen në këto momente”, ka shkruar gjiganti italian në rrjetet sociale, i cili i jep kurajë yllit portugez që ta kalojë njërin prej momenteve më të vështira të jetës.

Ronaldo dhe Georgina po prisnin binjakë, por fatkeqësisht njëri prej tyre nuk mbijetoi.

(Kosova Sot Online )