Championsi dhe titulli i kampionit në Itali? Flet Amir Rrahmani

  • S.A /
  • 19 April 2022 - 10:30
Championsi dhe titulli i kampionit në Itali? Flet Amir Rrahmani

Amir Rrahmani thotë se prioritet i Napolit në xhirot e fundit të sezonit në Serie A është që ta sigurojë një vend që çon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Futbollisti kosovar ndërkohë e pranon se napolitanët kanë mbetur prapa në luftën për titull të kampionit në Itali. Përfaqësuesi kosovar foli pas barazimit të mbrëmshëm të Napolit me Romën me rezultat 1:1 në kampionatin italian. “Nuk kemi arritur ta mbanim topin dhe të shkonim në 2:0 kur Roma nisi të bënte presion në pjesën e dytë. Ne duhet të mendojmë për objektivin tonë primar, i cili është Championsi, i cili është afër të arrihet. Vendi i parë ishte një ëndërr për ne, por tash është bërë më i vështirë. Sidoqoftë, janë edhe pesë ndeshje dhe duhet të provojmë t’i fitojmë të gjitha”, deklaroi Rrahmani në “mix zone”.

Ai foli edhe për golin e barazimit, të cilin e shënoi Roma. “Një aksion i shpejtë ku ishin shumë lojtarë të Romës në sulm. Njëri prej tyre mbeti i lirë në një zonë të fushës dhe arriti ta mbyllte aksionin duke shënuar”, përfundoi Rrahmani, i cili është bërë lojtar mjaft i rëndësishëm i Napolit këtë sezon. Aktualisht, Napoli gjendet në vendin e tretë në tabelë me 67 pikë, 4 më pak se lideri, Milan.

(Kosova Sot Online )