A do të luajë sonte Cristiano Ronaldo ndaj Liverpoolit?

  • S.A /
  • 19 April 2022 - 12:40
A do të luajë sonte Cristiano Ronaldo ndaj Liverpoolit?

Cristiano Ronaldo e përjetoi mbrëmë një goditje të rëndë. Sulmuesi portugez e humbi foshnjën e porsalindur dhe lajmin tragjik e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale, bashkë me partneren e tij, Georgina Rodriguez.

E sonte, ekipi i tij, Manchester United do të përballet me Liverpoolin në derbin anglez.

Por, nuk dihet ende nëse 37 vjeçari do të jetë në gjendje të luajë në “Anfield Road” apo jo pas humbjes së birit të tij të sapolindur.

“Djajtë e Kuq” nuk kanë dhënë sqarim për këtë punë dhe mediat angleze janë konfuze nëse do ta shohim apo jo në fushën e blertë sonte pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Ndërkohë, tifozët e Liverpoolit kanë paralajmëruar se në minutën e shtatë do të duartrokasin për një minutë për ta ngushëlluar dhe për t’i qëndruar pranë Ronaldos.

Bota e futbollit, por edhe personalitete të ndryshme në botë e kanë ngushëlluar Ronaldon për tragjedinë familjare. 

(Kosova Sot Online )