Sergio Ramos s’po bëhet rehat nga lëndimet në futboll, ia do në basketboll

  • S.A /
  • 20 April 2022 - 14:54
Sergio Ramos s’po bëhet rehat nga lëndimet në futboll, ia do në basketboll

Sergio Ramos nuk është duke u bërë rehat me lëndime kohëve të fundit. Ato nisën ta përshkonin në fundin e eksperiencës në Real Madrid dhe që prej kur është transferuar në Paris Saint-Germain verën e kaluar. Në Paris ai nuk ka mundur t’i shfaq vlerat e vërteta të një lideri në mbrojtje. E në ndërkohë, legjenda e futbollit spanjoll e ka provuar veten në basketboll.

Ramos shihet duke gjuajtur nga prapa koshit në oborrin e shtëpisë dhe u tregua i saktë.

Këto pamje kanë marrë hov në rrjetet sociale dhe nuk kanë munguar shakatë e komentuesve, duke e këshilluar atë që të merret me basketboll, duke konsideruar se me futbollin ka kryer punë tashmë.

(Kosova Sot Online )