Sa fëmijë i ka Cristiano Ronaldo dhe kush janë nënat e tyre?

  • S.A /
  • 20 April 2022 - 12:28
Sa fëmijë i ka Cristiano Ronaldo dhe kush janë nënat e tyre?

Jeta private e Cristiano Ronaldos dhe e fëmijëve të tij e ka një histori në vete. Ylli portugez i shfaq kohë pas kohëve fëmijët e tij të dashur, me të cilët ia kalon për mrekulli. Por, disa detaje të rëndësishme, 37 vjeçari ka vendosur t’i mbajë sekret. Por, sa fëmijë i ka futbollisti i Manchester Unitedit? Që nga e hëna, Ronaldo është bërë me pesë fëmijë, pasi familjes iu shtua edhe një vajzë.

Sidoqoftë, lindja nuk shkoi si duhet pasi ai dhe partnerja Georgina Rodriguez po prisnin binjakë. Fatkeqësisht, djali i porsalindur nuk e pati mundësinë të jetojë, duke i lënë zemërthyer përgjithmonë Ronaldon dhe Georginan.Fëmijët tjerë të portugezit janë: Cristiano Jr, Eva, Mateo e Alana, derisa për vajzën e porsalindur nuk ka ende informata se si do të quhet. Cristiano Jr. është më i madhi prej tyre.Ai është 12 vjeç dhe tashmë është pjesë e ekipit të të rinjve të Manchester United, ku po shkëlqen dhe po shënon gola, duke festuar në stilin e babait të tij. Fëmija i parë i Ronaldos është lindur më 4 korrik 2010 në shtetin e Kalifornisë përmes një shtatzënie surrogate (nëna surrogate është ajo nënë e cila mbetet shtatzënë dhe rrit një foshnjë në mitrën e saj për një person tjetër).

Identiteti i nënës është konfidencial pasi ylli portugez ishte marrë vesh me të që të mbante gjithçka të fshehtë dhe në besim, përveç që në kujdestarinë e saj të mbetet Cristiano Jr.

Pas lindjes së djalit të parë, më 2017 Ronaldo u bë prapë baba përmes procesit të njëjtë artificial dhe këtë radhë erdhën në jetë binjakët Eva dhe Mateo.

Identiteti i nënës nuk është zbuluar dhe edhe ata janë lënë në përkujdesje të ish-futbollistit të Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe Juventusit. Gjatë të njëjtit vit dhe derisa ishte në lidhje me Georgina Rodriguez për më shumë se një vit, Cristiano Ronaldo e kishte zyrtarizuar lajmin se e dashura e tij ishte shtatzënë.Në nëntor të po atij viti (2017), ishte lindur vajza e tyre Alana, të cilën e kishte prezantuar CR7 përmes një “selfie” së bashku me nënën e saj, Georgina dhe engjëllushen e vogël. Ronaldo e ka thënë gjithmonë se i do shumë fëmijët dhe për momentin i ka pesë. Por, nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq.

(Kosova Sot Online )