Lukaku, i vendosur për t’u rikthyer në Inter

  • E.K /
  • 27 April 2022 - 13:52
Lukaku, i vendosur për t’u rikthyer në Inter

Romelu Lukaku nuk po ndihet aspak rehat, në eksperiencën e tij të tretë në Londër.

Futbollisti belg ka dështuar të shpërthejë në “Stamford Bridge” pas transferit të bujshëm të verës që kaluar nga Interi.

Kohë pas kohe, trajneri Thomas Tuchel e ka lënë në bankën rezervë ish-futbollistin e Manchester Unitedit.

Dhe, mediumi britanik “Daily Star” raporton se gjiganti i sulmit mund të ndodh që është duke i kaluar muajt e fundit në Londër.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, përfaqësuesi belg është i vendosur për t’u rikthyer në “Giuseppe Meazza”.

Madje, ish-futbollisti i Evertonit do të pranojë që t’i përgjysmohet rroga vetëm për t’u rikthyer në Itali.

Muajin tjetër, drejtuesit e Interit mund ta nisin ofanzivën për ta rikthyer Lukakun në Milano.

28 vjeçari ishte protagonist në Serie A vitin e kaluar duke i ndihmuar “Nerazzurri” të shpalleshin kampionë të Italisë. 

(Kosova Sot Online)