Rodriguez dëshiron të rikthehet në futbollin evropian
James Rodriguez është i vendosur për t’u rikthyer në futbollin evropian.
Futbollisti kolumbian aktualisht është pjesë e kubit Al-Rayyan, ndërsa kishte përfunduar në Katar në shtator të vitit të kaluar.
Por, mesfushori ofanziv dëshiron të largohet nga ky vend dhe nga klubi aktual për t’u rikthyer në futbollin e niveleve të larta.
Ai e ka angazhuar menaxherin, Jorge Mendes që t’ia gjejë një klub të ri evropian për sezonin e ardhshëm, shkruan “Gazeta Express”.
Rodriguez në të kaluarën ka luajtur në Porto dhe Monaco, para se të përfundonte në Real Madrid, i cili i kishte shpenzuar në atë kohë 80 milionë euro për të.
Pas debutimit të suksesshëm në “Santiago Bernabeu”, ai më pas e pati një rënie dhe nuk mundi më të këndellej.
U huaza në Bayern Munich për dy sezone, ndërsa më pas përfundoi në Everton deri vitin e kaluar, kur u largua nga Evropa.
Mirëpo, përfaqësuesi kolumbian tash është në kërkim të klubit të ri në Kontinentin e Vjetër.
Ai i ka provuar Premierligën, La Ligën, Bundesligën e Ligue 1, ndërsa ka mbetur pa luajtur vetëm në Serie A nga pesë ligat më të forta evropiane.
James është i gatshëm ta pranojë një rrogë më të ulët vetëm për të luajtur në Evropë.
Spekulohet se interesim për 30 vjeçarin kanë shprehur edhe klubet turke.
(Kosova Sot Online)
