
Araujo i mahnit të gjithë në stërvitje, shënon gola dhe e fiton lojën me rrathë

Ronald Araújo ka qenë protagonist në stërvitjet e Barcelonës këtë javë.
Qendërmbrojtësit duket se i ka bërë mirë vazhdimi i kontratës me gjigantin katalunas.
Futbollisti uruguaian, edhe pse në pozitën e mbrojtësit, ka shfaqur aftësi të jashtëzakonshme për të shënuar edhe gola.
Ai realizoi madje pesë herë në stërvitjen e djeshme të gjigantit katalunas, siç mund ta shihni në video.
Por, 23 vjeçari nuk u ndal me kaq.
Ai shkëlqeu edhe në garën me rrathë.
Më saktësisht, futbollistët duhej ta shfaqnin saktësinë e tyre duke e futur topin në një rreth të vendosur në tokë.
Dhe, Araujo goditi në shenjë dhe më pas festës së tij iu bashkuan edhe shokët e skuadrës, siç shihet në video
Araujo ka shpërthyer këtë sezon dhe Barça e “blindoi” atë, duke e parë si pasardhës ideal të Gerard Piques.
(Kosova Sot Online)