Xavi e dëshiron yllin e PSG-së te Barcelona

  • S.A /
  • 09 May 2022 - 08:25
Xavi e dëshiron yllin e PSG-së te Barcelona

Barcelona raportohet se ka shprehur interesim për Marco Verrattin. Sipas “Mundo Deportivo”, klubi kataluans është duke monitoruar situatën e italianit te Paris Saint-Germainit, pasi ai thuhet se nuk është i lumtur te kampioni francez shkaku i minutave në lojë. 

Edhe trajneri i Barçës, Xavi, thuhet se e dëshiron transferimin e Verrattit në “Camp Nou”, pasi ish-mesfushorin e Pescaras e sheh si përforcim ideal. 29-vjeçari me PSG-në ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. Marco Verratti në tregun e transferimeve vlerësohet me 55 milionë euro. 

(Kosova Sot Online )