Haaland – City, punë e kryer

  • S.A /
  • 09 May 2022 - 10:33
Haaland – City, punë e kryer

Erling Haaland do ta vazhdojë karrierën në Premierligë. Futbollisti norvegjez do të largohet nga Borussia Dortmundi, ku e pati një eksperiencë të jashtëzakonshme deri tash.

Mediat gjermane shkruajnë se ish-futbollisti i Salzburgut ka arritur tashmë marrëveshje me Manchester Cityn.

Sipas gazetarit David Ornstein, gjithçka është e kryer sa i përket transferimit të Haalandit në “Etihad Stadium”.

Gjithçka mund të zyrtarizohet gjatë kësaj jave, teksa Haaland do të përfundojë tek kampioni aktual anglez.

Haaland pëlqehet po ashtu nga Real Madridi, por duket se ai ka vendosur t’i ndjek hapat e babait të tij, i cili kishte luajtur gjithashtu në Manchester City. Haaland është sot njëri prej sulmuesve më të mirë në futbollin evropian. 

(Kosova Sot Online )