Rama: Ne shqiptarët bëjmë tifo për Romën, jemi të gatshëm ta presim edhe finalen e Championsit

  • S.A /
  • 18 May 2022 - 12:24
Rama: Ne shqiptarët bëjmë tifo për Romën, jemi të gatshëm ta presim edhe finalen e Championsit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për finalen e UEFA Europe Conference League, e cila do të mbahet në Tiranë. Roma dhe Feyenoordi do të përballen në mes vete në “Air Albania” në ndeshjen që do të luhet më 25 maj në kryeqytetin shqiptar. E kreu i Qeverisë shqiptare thotë se shqiptarët i kanë simpatizuar gjithmonë skuadrat italiane, prandaj edhe këtë radhë do të bëjnë tifo më shumë për Romën sesa për Feyenoordin holandez.

Ndërkohë, Rama, i cili njihet si një tifoz i Juventusit, ka thënë se siguria do të jetë në nivel dhe është shprehur i gatshëm për ta pritur edhe finalen e Ligës së Kampionëve.

“Në radhë të parë i përshëndes të gjithë juventinët. Kërkoj ndjesë, por këtu në Shqipëri të gjithë bëjmë tifo me Romën. Për fat të keq, është ende Roma ajo që mban lart flamurin e futbollit italian. Në një vit ku gjërat nuk kanë shkuar mirë për futbollin italian, Shqipëria do të bëjë çmos që ai flamur italian i Romës të ngrihet në ballkonin më të lartë të Evropës me një kupe”, u shpreh Rama përmes një videoje të publikuar nga mediumi italian “Tuttosport”.

“Ne kemi një nga stadiumet më të bukura në Evropë dhe për ne do të jetë një Super Boël i vogël”, ka shtuar ai.

“A shqetësohemi për tifozët e shumtë? Asnjë shqetësim, por do të jetë një risi absolute për ne. Sa i takon mikpritjes, ne jemi një vend që do të luftonte për Champions League”, nënvizoi ai.

“Jam shumë i lumtur që në finale është një ekip italian. Që i vogël kam bërë tifozllëk për italianët në sport, më pas Roma u bë e veçantë prej se erdhi Jose Mourinho”, përfundoi kryeministri Rama.

(Kosova Sot Online )