Ylli – Trepça, rezultat i ngushtë pas çerekut të parë

  • A.P /
  • 29 May 2022 - 17:41
Ylli – Trepça, rezultat i ngushtë pas çerekut të parë

Ka përfunduar çereku i parë në ndeshjen e tretë finale mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.

10 minutat e parë në palestrën sportive “13 Qershori” janë mbyllur me rezultatin 20:17 në të mirë të vendasve.

Kujtojmë se me fitore eventuale sonte, Ylli do të shpallej sërish kampion në Superligën e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Adis Beciragic në serinë finale është duke udhëhequr me rezultatin 2:0.

Sipas sistemit të “Play-Off”-it, skuadra që regjistron e para tri fitore në ndeshjet finale, e fiton edhe titullin e kampionit. 

(Kosova Sot Online)