Holanda dhe Japonia e përfunduan përballjen e tyre me një barazim
Holanda dhe Japonia e përfunduan përballjen e tyre në “Grupin e Vdekjes” me një barazim dramatik 2-2 pas një spektakli emocionues në pjesën e dytë, me ndeshjen e luajtur në Dallas.
Goli me kokë i jashtëzakonshëm i Daichi Kamadës në çastet e fundit i siguroi një pikë “Samurajve Blu”, duke ia mohuar Holandës atë që dukej si një fitore shumë e rëndësishme në një grup ku çdo pikë ka vlerë të madhe.
Virgil van Dijku i dha epërsinë Holandës me një goditje të saktë me kokë pas një krosimi të Ryan Gravenberchut në minutën e 51-të, përpara se Keito Nakamura të barazonte rezultatin për Japoninë, në minutën e 57-të.
Crysencio Summerville riktheu avantazhin për holandezët në minutën e 64-të dhe skuadra e Ronald Koeman dukej se do ta ruante rezultatin falë një mbrojtjeje të vendosur.
Megjithatë, në momentet e fundit të ndeshjes, një goditje nga këndi e Koki Ogawës gjeti Daichi Kamadën, goditja e të cilit me kokë përfundoi në rrjetë, duke shkaktuar festë të çmendur te tifozët japonezë dhe duke i siguruar Japonisë një pikë të papritur.
Në grup me këto dy kombëtare janë edhe Tunizia e Suedia.
(Kosova Sot Online)
